Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka përkujtuar 1 vjetorin e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, ku mbetën të vrarë mbi 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë. Në një postim në X, ministri thotë se Shqipëria i qëndron thirrjes së saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushteve të pengjeve që mbahen në Gaza..
Ministri shprehet gjithashtu se të gjitha palët duhet të punojnë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që garanton paqe dhe stabilitet në rajon.
“Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael. Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre 🎗️.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”, shkruan ministri.