Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, për t’iu bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë. Rrahmani ka thënë të martën se është koha “për një angazhim politik më ndryshe”.
“Kauza për familje është kauzë mbi partiake. Pjesë e këtij projekti do të jetë personalitete që e kanë dëshmuar veten dhe kanë një storie suksesi në jetën e tyre”, ka thënë ai.
Nuk kemi hequr dorë nga ky mision, por po i bashkohemi në një koalicion për familjen…Kemi arritur të ndalim shumë iniciativa që cenojnë familjen për këto tri vjet…Përkundër tentativës së pushtetit për të krijuar narrativë që këto ligje Projekt-Kodi Civil që këto ligje janë kushte për integrim evropian”, ka thënë Rrahmani, duke u shprehur se është kundër Projekt-Kodit Civil.
Rrahmani ka potencuar tutje se është përgjegjësi për t’i prirë këtij koalicioni dhe i kanë propozuar edhe kreut të Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli “që me kënaqësi e pranoi bashkimin me këtë kauzë”.
“Kauza për familjen është kauzë mbipartiake”, ka thënë ai.