132 persona kanë rënë pre e dhunës në familje në dy muajt e fundit në Qarkun e Korçës Sipas të dhënave zyrtare të policisë për periudhën korrik-gusht janë regjistruar 122 raste të dhunës në familje çka ngre alarmin për këtë problematikë sociale.
Pavarësisht kuadrit të plotë ligjor për mbrojtjen nga dhuna në familje fenomeni shqetësues po shënon rritje.
Sipas avokatit Esmerald Xhafa instrumentat ligjorë të zbatuar në rastet e dhunës në familje mbeten të pazbatueshëm sa kohë shërbimet sociale nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare çdo rasti dhune.
“Rritja e dënimeve për dhunën në familje nuk jep zgjidhje apo pakësimin e dhunës ne familje. Duhen parë instrumenta të tjerë për të zgjidhur dhunën. Të gjitha intitucionet e tjera e ndërpresin angazhimin e tyre që në momentin që gjykata jep një vendim për urdhër mbrojtje apo arrest me burg. Asnjë nga zyrat pranë bashkive, përmbarimit apo OJF-të nuk merren më me trajtimin e dhunës në familje.