Ministri Hasani tha se në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shqiptarët
by mona22222
Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York, në periudhën janar-shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.
Këto të dhëna u bënë publike nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Kryediplomati shqiptar thotë se se numërohen 107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë vitit 2024, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.
Ai shton se “përgjegjshmëri e prioritet janë lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë”.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com