VLLAZNIA 8 – Nuk gabon në një ndeshje që duhej ta fitonte me “çdo kusht”. Bën detyrën pa shpenzuar shumë energji dhe tani e sheh veten “lokomotivë” të Superiores, pasi kryeson e vetme. Edhe pse me mungesa, Vllaznia di të marrë më të mirën nga vetja.
SKËNDERBEU 7 – Rikthehet te fitorja pas dy humbjeve, duke marrë një trepikësh shumë të rëndësishëm në një moment delikat. Pavarësisht polemikave për gjykimin, që e “ndihmoi” me një penallti, skuadra e Gvozdenoviç ka bërë një ndeshje të mirë përballë Laçit.
TIRANA 6.5 – Barazimi i radhës në derbin me Partizanin, por duhet theksuar se paraqitja e Tiranës në këtë sfidë ishte e mirë. Skuadra e Shkëmbit ishte më kërkuese në pjesën më të madhe të ndeshjes, guxoi më shumë për të shkuar te fitorja se kundërshtari.
ELBASANI 6 – Përballon mjaft mirë kampionët në fuqi, edhe pse ka mungesa të rëndësishme në formacion, ku veçohet ajo e Ze Gomesh. Elbasani madje ka qenë superior në disa momente ndaj Egnatias. Edhe barazimi vlen në këtë rast për verdheblutë.
EGNATIA 6 – Ndeshje pozitive në transfertë ndaj një kundërshtari të fortë. Egnatia ka treguar personalitetin e skuadrës kampione ndaj Elbasanit dhe ndoshta mund të ishte kthyer me 3 pikë nga kjo sfidë, por sulmuesi e saj ende nuk po arrijnë të shpërthejnë.
PARTIZANI 6 – Tre barazime radhazi në kampionat tregojnë se ka diçka nuk shkon me skuadrën e kuqe. Edhe në derbi Partizani bëri pak në fushë për të shkuar te fitorja. Munguan emocionet e zakonshme të derbit me Tiranën, pasi paraqitja ishte vërtet deficitare.
TEUTA 6 – Reagon mirë pasi ishte në disavantazh të një goli kundër Dinamos në pjesën e parë. Teuta ka bërë ndoshta një nga paraqitjet e saj më të mira deri tani në kampionat, duke e merituar barazimin. Megjithatë, mbetet shumë e brishtë në mbrojtje.
DINAMO 5.5 – Mund ta kishte zgjidhur më mirë një ndeshje që ia doli ta çonte në rrjedhën që donte. Një gol i shënuar dhe dy-tre raste për të mbyllur llogaritë, por nuk mundi t’i shfrytëzonte dhe në fund iu desh të kënaqej me një pikë në këtë transfertë.
LAÇI 5.5 – Një lojë relativisht e mirë e Laçit në transfertën e Korçës, por në fund vjen një tjetër rezultat negativ, që i lë kurbinasit në fundin e tabelës. Këtë herë janë të justifikuar, sepse janë penalizuar jo pak nga gjykimi me një penallti të paqenë.
BYLISI 4.5 – Humbja e dytë radhazi për ballshiotët, të cilët kompromentojnë menjëherë pozitat në renditje. Ndeshje e dobët për Bylisin, që vazhdon të hasë vështirësi në mbrojtje dhe nuk shfrytëzoi rastin e artë të penalltisë për të hapur sfidën në Shkodër.vfdhPANORAMASPORT.AL