Friedrich Merz, lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU), njoftoi të martën se do të kandidojë për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale të Gjermanisë.
Dhe bazuar në sondazhet aktuale, Merz thuhet se ka shumë gjasa për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.
Bëhet fjalë për njeriun që e ka zhvendosur CDU-në dukshëm në të djathtë për migracionin që kur u bë kryetar i partisë në vitin 2022.
Gjithashtu nga opozita, ai e ka shtyrë qeverinë aktuale të Olaf Scholz që të miratojë politika shumë më të vështira për migracionin.
I lindur në vitin 1955 dhe tanimë baba i tre fëmijëve, Merz, që u rrit në një qytet të vogël perëndimor, ka pasur edhe një karrierë të suksesshme biznesi.
Piloti amator, i cili zbuloi në vitin 2018 se fitonte rreth 1 milion euro në vit, ka punuar në bordet këshilluese dhe mbikëqyrëse të disa kompanive të mëdha.
Kritikët e akuzojnë atë se “nuk është në kontakt me gjermanët e zakonshëm dhe i prirur për të përfaqësuar interesat e elitave të korporatave mbi njerëzit”.
Dhe një vendim i tij për të udhëtuar me një aeroplan privat në dasmën e ministrit të Financave, Christian Lindner në vitin 2022, ndezi polemika.
Por mbështetësit thonë se përvoja e tij në sektorin privat mund ta ndihmojë atë të kuptojë më mirë se si të zhvillojë ekonominë.
Pavarësisht këtyre, siç vlerësojnë mediat, vendimi i tij për të kandiduar paraqet sfidë për kancelarin aktual, Olaf Scholz.
Gjermanët përballen me zgjedhjet vitin e ardhshëm në një kohë kritike, pasi vendi – ndër tjerash – po përpiqet të integrojë një numër të madh refugjatësh