Vazhdon fushata kundër bizneseve shqiptare në vend. Shkupi mbushet me pamfleta antishqiptare. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut për Klan Maqedoni e kanë dënuar ashpër këtë fushatë duke thënë se kjo dukuri është tejet shqetsuese.
Kush po e destabilizon vendin, paralajmërimet që tha kryeministri i vendit, Hristian Mickoski që në shtator do të kemi destabilizim apo shumë afishe të ngjitura nëpër shtylla që flitet dhe shkruhen në baza të urrejtjes etnike kundër bizneseve shqiptare.
Ky afish Kipper I barabartë me UCK-në, Mos blejni nga terroristët ishte vendosur në lagjen e Kislla Vodës por sot më ato nuk ishin aty. Fushata kundër kompanive shqiptare filloi në rrejtin socijal X ku përvec thirrjeve për të bojktouar kompanitë shqiptare përdoret edhe fjalor I urrejtes dhe fyhen shqiptarët.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut për Klan Maqedoni e kanë dënuar ashpër këtë fushatë. Mendi Qyra kryetar I OEMVP ka deklariuar se kjo dokukuri është tejet shqetsuese duke mar parasysh se kompanitë shqiptare në vend punojnë me ndershmëri dhe nga kontributet që ato paguajnë përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.
“OEMVP dënon ashpër dukuri të këtilla të cilit do lloj qofshin ato. E sidomos për kompanitë që punojnë me ndershmëri dhe kryejnë obligime tatimore ndaj shtetit, nga të cilët tatime përfiton edhe ai vet që e bën një marrëzi të këtillë. Kur dihet që kompanitë e këtilla të mëdha paguajnë kontribute marramendëse nga të cilët përfitojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Prandaj jo vetëm që e dënojmë rastin por, kërkojmë nga kopetentët të marrin masa, që raste të këtilla mos të përsëriten. Ne u themi keqëdashësve larg duart nga ekonomia e tregut të lirë” – tha Mendi Qyra – OEMVP.
Kryeministri Mickoski gati se në çdo paraqitje publike ka paralajmëruar një destabilzim të mundshëm e ndërkohë nuk kanë të ndalur fushatat nga grupe të ndryshme që fyejnë shqiptarët si ajo me heqjen e tabelave dhe afishet me gjuhë të urrejtjes. Ndryshe, Klan Maqedoni kontaktoi me Kipper Market e nga atje na thanë që janë duke e shqyrtuar komunikatën për të cilën mund të përgjigjen ditëve në vijim.