Në listën e zgjedhësve të bashkisë më të madhe të Shqipërisë(barometrit elektoral të vendit), figurojnë plot 700 mijë shtetas – rreth 5/7 banojnë këtu dhe rreth 2/7 jashtë vendit. Po sa prej tyre mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare, e për kë?
Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, JAVANEWS më angazhoi tëzhvilloj një sondazh të veçantë për kryeqytetin – një sondazh me tiranas të vendosur të votojnë qysh sot për parlamentin e ardhshëm, me banim si brenda edhe jashtë vendit (kësaj rradheedhe tiranasit jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë me postë nga ku banojnë).
Sondazhin e realizova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e bashkisë përtiranasit e këtushëm, dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale përtiranasit jashtë vendit. Si përfundim, u krijua një kampion me 1510 të anketuar të vendosur për të votuar qysh sot (970 brendavendit dhe 540 jashtë vendit), të cilin e ripeshova statistikisht,për t’i përfaqësuar sa më mirë votuesit tiranas kudo që banojnë(brenda apo jashtë vendit).
Tiranasit brenda vendit
Me ekstrapolim të përafërt statistikor, më rezultoi se rreth 345 mijë tiranas të këtushëm janë të vendosur të votojnë qysh sot përpartitë aktuale. Pothuaj 51% e këtyre të vendosurve (rreth 175mijë) votojnë qysh sot PS-në, pothuaj 32% (rreth 110 mijë) PD-në, 3.8% (rreth 13 mijë) partitë e tjera të vjetra, dhe 13.6% (rreth47 mijë) partitë e formuara rishtazi (shihni tabelën e mëposhtme).
Tiranasit jashtë vendit
Me ekstrapolim të përafërt statistikor, më rezultoi se rreth 90 mijë tiranas me banim jashtë vendit janë të vendosur të votojnëqysh sot për partitë aktuale. Gjysma e këtyre të vendosurve(rreth 45 mijë) votojnë qysh sot PS-në, 20% (rreth 18 mijë) PD-në, 1.1% (rreth 1 mijë) partitë e tjera të vjetra, dhe 28.9% (rreth26 mijë) partitë e formuara rishtazi (shihni tabelën e mëposhtme).
Tiranasit gjithsej (brenda e jashtë vendit)
Duke ndërthurur statistikisht rezultatet e tiranasve brenda venditme ato të tiranasve jashtë vendit, rezultoi se nga 700 mijëtiranasit në listen e zgjedhësve, me afërsi rreth 435 mijë janë tëvendosur të votojnë qysh sot për partitë aktuale. Më shumë se gjysma e të vendosurve (50.6%, rreth 220 mijë) votojnë qysh sot PS-në, 29.4% (rreth 128 mijë) PD-në, 3.2% (rreth 14 mijë) partitë e tjera të vjetra, dhe 16.8% (rreth 73 mijë) partitë e formuara rishtazi (shihni tabelën e mëposhtme).
SHËNIM
1: Edhe pse PS merr vetëm gjysmën e votave tëtiranasve të vendosurve për të votuar, do të siguronte sot ndjeshëm më shumë se gjysmën e mandateve parlamentare qëi takojnë kryeqytetit, falë sistemit elektoral që nuk e lejongrumbullimin e gjithë votave opozitare në një thes të vetëm.
SHËNIM
2: Zakonisht partitë rishtare kapin kuota të lartashumë muaj para zgjedhjeve, por kuotat u bien kur afron ditae votimit…