Presidenti i Izraelit vjen në Tiranë, takon krerët e shtetit, vizita nën masa të forta sigurie
by mona22222
previous post
Presidenti i Izraelit, Isak Herzog, ndodhet sot (12 shtator) për një vizitë një ditore në Tiranë. Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj me të cilin më pas ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë.
Axhenda e presidentit të izraelit ka vijuar në kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Gjatë qëndrimit një ditor në Tiranë, Herzog do të takohet edhe me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropali si edhe me një përfaqësi të shqiptarëve të cilët kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Vizita e presidentit të izraelit në Tiranë po zhvillohet nën masa mjaft të rrepta sigurie.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com