Kreu i gjykatës kushtetuese më paraqitjen e tij të parë publike në media ka shkaktuar konfuzion dhe shqetësime serioze. Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të shqyrtohen incijativat për vlerësimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe përfaqësimit adekuart të
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA-n thotë se me ligjin ekzistues për përdorimin e gjuhëve është shkaktuar kaos politik dhe mosbesim nga ana e qytetrëve e pikërisht për këtë sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë një vendim të bazuar dhe të arsyetuar kushtetuto-ligjor.
“Jemi të vetëdijshëm për interesin publik dhe për pasojat e mundshme nëse Gjykata vendos të shfuqizojë ose të lërë në fuqi këtë ligj ose të ndërhyjë në dispozita të caktuara, është e mundur që të ketë pakënaqësi. Ligji zbatohet por krijon probleme në zbatimin e tij dhe nga ky aspekt, nga 1 shtatori, me hyrjen në fuqi të Aktit të ri të Gjykatës, për të shmangur pasoja të dëmshme për qytetarët, Gjykata Kushtetuese ka mundësinë që me një vendim të mundshëm të nisë procedurën për përcaktimin e afatit në të cilin ligjvënësi duhet të respektojë dhe të heqë çdo dispozitë problematike kushtetuese brenda një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj”, tha ai.
I pyetjen çfarë pritet nga Gjykata në lidhje me çështjen e “Balancuesit”, i cili është në rendin e ditës të seancës së caktuar për më 18 shtator, Kostadinovski thotë se në Gjykatë do të prezantohen dhe përplasen faktet dhe argumentet kushtetuese-juridike dhe për të njejtën do të ketë një vendim që do të jetë i qëndrueshëm dhe ekskluzivisht i bazuar në kushtetutë.
“Nuk është detyra ime apo nuk janë në kompetencat e mia që të komentoj reagimet, planet, , qëndrimet e politikanëve apo bartësve të funksioneve shtetërore që lidhen me të ashtuquajturin “Balancues. “Nëse vendimi i Gjykatës për këtë apo ndonjë çështje tjetër mund të prishë, siç thoni ju, marrëdhëniet politiko-etnike, atëherë lind pyetja se a jemi me të vërtetë një demokraci e qëndrueshme? , thekson Kostadinovski.
Sipas tij, vetëm një vendim i argumentuar ligjërisht dhe i arsyetuar mund të ndikojë në besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit, që tani më është shumë i ulët.