Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka zgjeruar parkingun poshtë selisë së saj, shkruan Demokracia.com.
Nuk dihet nëse ky zgjerim është bërë me leje apo jo, por partia e Kurtit ka zënë një pjesë të konsiderueshme të hapësirës publike.
Siç ka vërejtur Demokracia.com, parkingu i partisë të selia e saj në Prishtinë është zgjeruar disa metra në dëm të trotuarit përreth.
“Parking i rezervuar për Lëvizjen Vetëvendosje”, është shkruar në pengesat e reja që janë vendosur.
Demokracia.com ka kërkuar një përgjigje nga Komuna e Prishtinës lidhur me atë nëse kanë lëshuar leje për shfrytëzimin e kësaj hapësire publike, por komuna nuk ka kthyer përgjigje.
Sipas raporteve të KQZ-së, të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë mbi 2 milionë euro, ndërsa shpenzimet kanë arritur mbi 1 milion euro. /Demokracia.com/