Bashkia e Selenicës pak vite më parë nuk e kishte menduar se turizmi do të ishte një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të kësaj zone.
Një grup arbëreshësh të Italisë në turrin e tyre në Shqipëri, kanë ndaluar në zonën e bukur të Selenicës dhe në lumin e Vlorës, atje ku natyra e mrekullueshme, kultura historia dhe mikpritja bashkëjetojnë në harmoni me njëra tjetrën. Vizitorët gjejnë këtu turizmin autokton shqiptar, I cili po njeh rritje të jashtëzakonshme këto vite.
Selenica dhe në përgjithësi e gjithë zona e Lumit të Vlorës, është shndërruar në një atraksion të jashtëzakonshëm turistik. Kjo krahinë me tradita, kulturë dhe histori të jashtëzakonshme është vizituar nga një grupi i madh i arbëresheve të Italisë të cilët shprehen të magjepsur nga natyra dhe mikpritja e banorëve.
Duke shkelur çdo cep të tokës mëmë! Arbëreshët e Italisë, në turr nëpër Shqipëri, për të parë e prekur nga afër historinë e të parëve.
Për disa prej tyre nuk është hera e parë që vijnë në Shqipëri por sa herë që mbërrijnë këtu ndihen të magjepsur. Të veshur kuq e zi, arbëreshët tregojnë emocionet e tyre.
“Unë për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në vitin 2012 dhe që nga ky vit unë jam dashuruar komplet me Shqipërinë”, tha një prej vizitorëve arbëresh.
Ndërsa një tjetër turiste tha se ne “kemi ardhur dhe në një event në nëntor në Vlorë. Ne flasim shqip, jemi rritur si arbëresh dhe mund të them që akoma e ndiej lidhjen e fortë me Shqipërinë. Duam të mbajmë lidhjen dhe ne sepse nëna dhe gjyshja ime flasin arbërishten. Jam rritur ashtu”
Grupi i arbëreshëve, po viziton sitet arkeologjike e kulturore të qarkut të Vlorës, ndërsa këtë herë janë gjendur në Bashkinë e Selenicës. Nga monumenti I Drashovicës, Ura e Bratit, Parku i Amantias, Kalaja e Mavrovës etj, Janë disa nga stacionet e vizitë që i mbush me krenari për vendin e origjinës së të parëve të tyre .