Forcat ukrainase goditën një tjetër urë në rajonin rus të Kurskut, në kufi me Ukrainën, për të ndërprerë operacionet luftarake të Moskës në rajon, njoftoi të dielën Forcat Ajrore të Ukrainës, informon AFP.
“Një urë e re në një muaj. Forcat Ajrore vazhdojnë të privojnë armikun nga aftësitë e tij logjistike falë sulmeve ajrore precize”, tha komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mikola Oleschiuk, duke postuar një video të sulmit në Telegram.
Të shtunën, Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se kishin shkatërruar një urë rrugore me rëndësi strategjike në Rusi, mbi lumin Seim. Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mikola Oleshchiuk, publikoi një video në një kanal Telegram që tregon bombardimin e urës. Videoja tregoi strukturën përtej lumit Seim në rrethin Glushkovo në gërmadha, duke shkatërruar një rrugë thelbësore furnizimi për trupat ruse.
Ofensiva e paprecedentë tokësore e Ukrainës në zonën e Kurskut që filloi më 6 gusht vjen ndërsa Rusia vazhdon pushtimin e saj në shkallë të plotë të nisur në shkurt 2022. Kievi po përpiqet të detyrojë Moskën të hyjë në negociata për t’i dhënë fund luftës.