Mungesa e ByPassit të Elbasanit krijon torturë për shoferët e automjeteve, 3-4 orë trafik për të hyrë e dalë nga Elbasani
by mona22222
Zgjerimi i rrugës Tiranë – Elbasan dhe mungesa e një ByPassi shpërndarës në qytetin e Elbasanit, e ka kthyer këtë fundit në një nyjë trafiku të tmerrshme.
Prej kohësh kalimi nëpër Elbasan është kthyer në një torturë të vërtetë, automjetet duhet të qëndrojnë me orë të tëra në vapën përvëluese për të kaluar dhe ikur në drejtim të Pogradecit e Korçës dhe anasjelltas.
Me zgjerimin e aksit tjetër të rrugës, Elbasan – Qafë Thanë, i cili sapo ka nisur punimet, do ta rëndojë edhe më tepër qarkullimin në Elbasan. Mungesa e një ByPassi që mund të përballojë fluksin është nevojë jetike për këtë segment, por deri më tani qeveria nuk ka nisur punimet edhe pse ka thënë që në janar të këtij viti se ka një plan, e deri atëherë qytetarër do duhet të rrinë nga 3-4 orë në trafik.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com