Ndërmarrja e Qarkullimit Publik pranon vështirësitë në transportin publik. Sipas drejtorit të NQP-së për momentin në qarkullim janë numër jo i mjaftueshëm i autobusëve dhe për këtë arsye është e pamundur të përmbushet orari.
Ai u bëri thirrje institucioneve të ndihmojnë. Sipas Kushovskit për momentin mungojnë 40 autobusë, pasi në dispozicion janë vetëm 190, ndërsa për funksionim normal duhen 235 autobusë.
“Shpresojmë se institucionet do të gjejnë forcën ta ndihmojnë NQP-në, sepse me këtë park të vozitjes me të cilin disponojmë nuk mund të mbulojmë orarin dimëror ekzistues. Në nuk jemi as afër për ta mbuluar këtë orar dimëror. Po bëjmë disa organizime në kuadër të ndërmarrjes, nuk e di nëse do të kemi mjaftueshëm kohë për organizimin e orareve dhe nuk e di nëse do të kemi mjaftueshëm kohë që këtë ta bëjmë deri në 1 shtator, sepse çdo plan duhet të kalojë përmes Këshillit të Qytetit të Shkupit”, tha Dragi Kushovski, drejtor i NQP-së.