35
Sot ka vdekur nënkoloneli dhe piloti i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Sallaku.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, i cili tha se Sallaku vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore. Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve 🙏🏻 U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku! 🕊️🕯️”, ka shkruar ai.
Sallaku ka qenë edhe ish-epror në UÇK, ku ishte bashkuar pa e njoftuar as familjen e tij. Në përfundim të Akademisë Ushtarake si kadet ju bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Koosvës nga Qendra Stërvitore e Fekenit.
Varrimi i tij organizohet nesër ora 13:00, në Varrezat e Farkës në Tiranë.