Organizatat dhe shoqatat joqeveritare i kërkuan publikisht presidentes Gordana Siljanovska-Davkova që të mos e nënshkruajë dekretin e Ligjit për urbanistikë i cili u miratua këto ditë në Kuvend dhe ta kthejë në rishqyrtim. Kjo zgjidhje ligjore është miratuar në mënyrë eksprese me procedure të shkurtuar, pa debat dhe diskutim publik, që është një mënyrë jashtëzakonisht jotransparente e miratimit të këtij ligji shumë të rëndësishëm, thonë shoqatat.
Kaos shtesë urbanistik do të shkaktojë zgjidhja e re ligjore, sepse bëhet përpjekje që të zhbllokohet miratimi i 600 planeve urbanistike, për shkak se me rregulloret e vjetra ato nuk merren parasysh, theksojnë organizatat joqeveritare.
Ministri për transport Aleksandar Nikolloski në intervistën e djeshme për Sitel, me ofertë deri tek OJQ-të, që të ulen bashkë dhe të përpilojnë një ligj të ri. Thotë se këto ndryshime të ligjit janë të vogla dhe janë drejtuar për lehtësimin e ndërtimit të shkollave, çerdheve, spitaleve dhe garazheve me kate.
Përndryshe me ndryshimin e ligjit , u miratua edhe një ligj të veçantë për komunat e Shkupit, Qendër dhe Karposh me të cilin, siç tha Nikolloski, do të kufizohet ndërtimi i ndërtesave.