©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
GJKKO ka lënë në fuqi masa e ‘arrestit me burg’ për Plaurent Dervishajt dhe e Julian Meçajt.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Dervishajt iu komunikuan 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, që kanë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa Mecajt iu komunikua masa arrest me burg për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Në seancë, SPAK përfaqësohej nga drejtuesi Altin Dumani. Avokatet më herët kërkuan kohë që të njiheshin me aktet hetimore dhe mënyrën e ekstradimit.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com