Dy fëmijë të vegjël, të moshës 1 dhe 4 vjeç, u hodhën nga xhipi që ngiste babai i tyre kur u përplas me një automjet tjetër në një autostradë të Teksasit të dielën e kaluar, duke i lënë të bllokuar për disa minuta mes makinave që kalonin.
Skena tronditëse pas aksidentit u kap nga një dëshmitar okular i quajtur Victor Cordova, i cili po kthehej në shtëpi nga puna kur pa dy të vegjlit me pelena në autostradën I-10 dhe dy burra (babai i tyre dhe një tjetër) duke vrapuar drejt tyre.
Në fillim Cordova kishte frikë se fëmijët ishin vrarë, por shpejt u qetësua duke parë të vegjlit duke lëvizur, megjithëse të tmerruar. Fatmirësisht asnjë nga makinat që kalonin nuk i ka goditur fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin ku qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.
Zyra e sherifit tha se hetimi për incidentin nuk ka përfunduar, por babai 25-vjeçar mund të përballet me akuza për dështimin për t’u siguruar që fëmijët e tij të ishin në një sedilje makine të miratuar.
Kjo ishte një nga arsyet që Cordova, një baba edhe vetë, donte që prindërit e tjerë të shihnin videon që ai regjistroi. “Edhe nëse është një distancë e shkurtër, të gjithë prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të sigurt”, tha Cordova.