Hidhet me kokë tek ‘Syri i Kaltër’ pushuesi i plagosur niset me helikopter drejt Tiranës
by mona22222
previous post
Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”.
28 – vjeçari Ardit Dauti, nga Tirana, i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në “Syrin e Kaltër”.
28 – vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.
Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Bëhet me dije se gjendja e 28-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com