Ekipet e Zjarrfikësve në Greqi kanë arritur të shuajnë pas dy ditëve një ndër zjarret më të mëdha që përfshiu periferinë e kryeqytetit të këtij vendi duke detyruar evakuimin e qindra banorëve ndërsa një grua 63-vjeçare humbi jetën si pasojë e flakëve brenda një fabrike, raporton ABC.
Ministri Krizës Klimatike dhe mbrojtjes Civile në Greqi deklaroi se pas 40 orëve luftë me flakët se nuk ka asnjë vatër aktive zjarri në periferitë e Kryeqytetit Grek. Më shumë se 700 forca zjarrfikësve në terren të mbështetura nga Helikopterë dhe Avionë ndihmuan në Shuarjen e flakëve.
Përveç kapaciteteve të vendit, Greqia u ndihmua me Helikopterë, Avion dhe qindra forca zjarrfikëse në luftën kundër flakëve edhe nga Franca, Italia, Republika Çeke, Turqia, Serbia dhe Rumania.
Athina kërkoi ndihmë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.
Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave në Bashkimin Europian Copernicus deklaroi se bazuar në pamjet satelitore deri mbrëmjen e të hënës zjarri kishte djegur 8.500 hektarë tokë dhe pyje në periferi të Athinës.
Qeveria në Greqi ka deklaruar se në terren do të jenë së shpejti 20 ekipe me inxhinierë që do të ndihmojnë qytetarët në përllogaritjen e dëmeve dhe në aplikimin për të marrë dëmshpërblim si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.
Janë dhjetëra shtëpi dhe biznese të djegura në periferi të Athinës dhe për këtë arsye qeveria Greke ka urdhëruar shpërndarjen e menjëhershme të 4.7 milionë eurove fonde për komunat e prekura.
Pavarësisht fikjes së zjarrit masiv pranë Athinës, forcat zjarrfikëse në Greqi po vijojnë luftën kundër zjarreve në qytete dhe ishujt të tjerë.