Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot sot me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Lubotenit, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, vizitoi varrezat e martirëve në Luboten.
Ademi tha se që të mos përsëriten ngjarjet si kjo, partitë maqedonase veçanërisht duhet të angazhohen më tepër në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Nëse dëshirojmë që këtë shtet ta ndërtojmë së bashku, nëse dëshirojmë që ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, dhe jemi të sinqertë në atë dëshirën tonë për të ndërtuar një shoqëri kohezive, një shtet multietnik, ku secili prej nesh do të respektohet dhe nuk dëshirojmë që t’i kthehemi të kaluarës, pikërisht 12 gushtit të 2001 dhe shumë datave të tjera para vitit 2001, ku shqiptarët u torturuan, ku shqiptarëve u shkelen liritë dhe të drejtat themelore, atëherë sigurisht që nevojitet një angazhim më serioz, veçanërisht i partive maqedonase, që të respektojnë Marrëveshjen e Ohrit”, tha mes tjerash Ademi.