E ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte mjekja Aurora Meta Dollenberg, për të folur për simptomat e virozave, ku një ndër to është edhe “Ethet e Nilit” dhe se kur duhet të shkojmë tek mjeku.
“Edhe pse OBSH ka dhënë shenjat e para të alarmit në lidhje me virusin e Nilit perëndimor pasi në një % shumë të vogël të rasteve nga moshat e vogla deri në ato të mbi 60 vjeç kemi pasur në Europë, në Francë, në Greqi, në Spanjë kemi pasur rastet e para të vdekjes, kjo është një nga arsyet se edhe pse është një virus i njohur, këtë verë përbën një rrezik aktual.
Në Gjermani, rastet e para kanë qenë para 5 vitesh dhe këtë verë ka qenë rikthimi për herë të dytë.
DETAJET/ Aksident në Tiranë, plagoset i mituri
Ku virus ka emigruar edhe në Ballkan, me anë të shpendëve dhe prej shpendëve pastaj me anë të pickimit të mushkonjave transmetohet nga shpendët tek njeriu. Nuk kemi një transmetim nga njeriu tek njeriu.
Ndryshe nga Corona apo gripi ky virus nuk ka një përhapje masive.
Problemi kryesor që përbën nga ana mjeksore ky virus është që kur prek moshat fëmijënore shkakton në 1% të rasteve deri në infeksione në tru, që shkaktojnë paraliza e deri në vdekje.
Rreziku i Nilit Perëndimor është aktual dhe i rrezikshëm.
Vera është një faktor predispozues për përhapjen e infeksionit dhe mbi të gjitha ujërat e ndenjura. Të gjitha zonat, ku kemi liqene ose zonat ish-moçalore të Shqipërisë së mesme kanë rrezik të shtuar pvr shpimet nga mushkonjat dhe shpimin me virusin e “Nilit”,” tha mjekja.