Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri Lorik Xhemshiti. Ai ishte i akuzuar për vepren penale – fajde.
“Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK-ja ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim.
Për rastin, SHKK-ja ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues.
Aksioni për arrestimin e tyre ishte zhvilluar 3 javë më parë në dalje të Prishtinës.
Loriku dyshohej se me nënën e tij, Miradijen dhe vëllauin Valonin detyruan një viktimë të fajdes të merrte para për fajde nga secili nga pak.
Dëmi i shkaktur ndaj viktimës së fajdes ka qenë rreth 100 mijë euro.