51
Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në disa pika postare në veri të vendit.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
I njëjti bëri të ditur se një gjë e tillë ka ndodhur me të marrë informatën nga ARKEP se po operojnë operator ekonomik pa licencë dhë të paregjistruar në ARBK.
“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, tha Elshani për Reporteri.net.