Teuta vazhdon merkaton, teksa së fundmi ka zyrtarizuar një sulmues. Saleh Nasr është lojtari më i ri i “Djemve të Detit”. 24 vjeçari egjipitian vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Armeni, aty ku luante për Gandzasar, për të nisur një të re në Shqipëri.
Vlen të theksohet se në Kategorinë e Dytë armene, Nasr u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit. Gjithashtu, përveç ekipit armen, sulmuesi egjiptian ka luajtur edhe në vendlindje për ekipe si El Ahly dhe Wadi Egla. Ndërsa lajmin për transferimin e tij te Teuta, e ka bërë vetë klubi durrsak me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me sulmesin ???????? egjiptian, Saleh Nasr! Sulmuesi 24-vjeçar Saleh Nasr është kthyer në lojtarin më të ri të Teutës. AI ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene.
AI ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene”, shkruan klubi i Teutës në faqen zyrtare.