Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur t’i shes qindra pajisje dhe produkte jashtë përdorimit. Shitja e aseteve jashtë përdorimit bëhet në kushte “siç janë, ku janë”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte u ka dërguar partive politike ftesa për takim. Në letrat që u janë dërguar partive thuhet se takimi do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E për këto zgjedhje duket se ka filluar të përgatitet edhe Komisioni Qendror Zgjedhor.
Ky institucion i ka shpallur në shitjen shumicën e pajisjeve që kanë dalë “jashtë përdorimit”.
Në listën e bërë publike janë me qindra pajisje e produkte, duke filluar nga kompjuterë, kabina votimi dhe letër, goma për veturë, aparate për ujë dhe tjera, ormana dhe tavolina, nxemse dhe klima.
Shitje e këtyre produkteve do të bëhet ashtu siç janë, shkruan Demokracia.com.
“Shitja e Aseteve jashtë përdorimit shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”.
- Kabina Votimi dhe Leter A1
- Goma për Veturë
- Aparat për ujë dhe tjera
- Ormana dhe Tavolina
- Nxemse dhe tjera
- Klima
- Karrika
- Kompjuter dhe Shtëpiza
- Kompjuter dhe Monitor
- Server dhe tjera
- UPS dhe tjera
- Toner
- Fotokopje dhe Printer
- Tablet PC, aparate telefonike dhe tjera
- Tjera
- Antena, DVR, Kabllo, Mausa etj
- Jastek Vule që përdoren nga KVV në vendvotim në ditën e zgjedhjeve
- Air conditioner, orë muri, tabel muri etj
Tutje tregohet se ofertimi është i hapur për të gjithë të interesuarit.
“Autoriteti Kontraktues fton oferta të mbyllura për blerje të Lista e aseteve për shitje përmban një llojlojshmeri të aseteve të ndryshme. Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar. Dokumentet e ofertimit do të kërkohen nga ofertuesit e interesuar, duke dorëzuar një aplikacion me shkrim në adresën e cekur më lartë”.
Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë listën e aseteve për shitje, e cila përmban një llojlojshmëri të aseteve të ndryshme në Depon e KQZ – Qendra e numërimit të rezultateve.