Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se ministra e Drejtësisë Albulena Haxhiu duhet të jap dorëheqje, pasi që sipas tij, ka dështuar dhe nuk ka ndërruar asgjë përveç look-ut të saj.
Në një intervistë, Haxhiu ka thënë se ministra e Drejtësisë duhet të jap menjëherë dorëheqje, sepse sipas tij, ka dështuar në punën e saj në hartimin e ligjeve të cilat kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe janë rrëzuar nga kjo gjykatë.
“Jo vetëm që do të duhet të jap dorëheqje por mendoj që as nuk do të duhej të ishte fare e emëruar si ministre e Drejtësisë duke e pasur parasysh që qysh nga fillimi i mandatit të saj ata paradite e kishim në seancat gjyqësorë për veprat të cilat akuzohej, dhe pasdite në Ministrinë e Drejtësisë, është ministre e dështuar edhe në aspektin e punës së saj në hartimin e ligjeve të cilat kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe janë rrëzuar nga kjo gjykatë”, ka thënë Haxhiu.
Sipas Haxhiut, nuk mjafton vetëm dorëheqja e ministres por duhet të jap përgjegjësi për deklarimet e saj “të pa matura që kanë shkaktuar një kaos në opinionin publik”.