Në Loznicë të Serbisë një person ka vrarë një polic dhe e ka plagosur një tjetër.
Për këtë është arrestuar, taksisti Mithat Hadziç i cili ka transportuar personin e dyshuar.
Siç ka raportuar Sandzak Danas banorët e Tutinit janë shprehur të tronditur nga lajmi se bashkëqytetari i tyre Mithat Haxhiq ka transportuar të dyshuarin për vrasjen e policit. Ata që e njohin thonë se nuk dukej si kriminel, por e vetmja e keqe që kanë dëgjuar për të ishte se transportonte emigrantë nga Tutini drejt pikave kufitare.
“Nuk dukej si një kriminel, e vetmja gjë e keqe që kemi dëgjuar për të është se transportonte migrantë nga Tutini në pikën kufitare,” ka thënë njëri nga banorët.
“Mendoj se ishte vetëm në vendin e gabuar, megjithatë hetimi do të tregojë nëse ishte i përfshirë. Sipas asaj që ne e njohim, mendoj se nuk e dinte. Me siguri donte të fitonte para, taksistët këtu shpesh bëjnë udhëtime të gjata. Ato udhëtime kushtojnë disa qindra euro”, vazhdon rrëfimi i këtij qytetari që e përcjellin mediat serbe.
Për këtë rast në Serbi si të dyshuar fillimisht e kanë përmendur Artan Hajrizin pasi dokumente të tij janë gjerur në vendngjarje. Më pas si i dyshuar është apostrofuar Faton Hajrizi.
Ky i fundit është i arratisur nga njëri prej burgjeve ku ndodhej në Kosovë dhe po kërkohet nga autoritetet e Kosovës.
Ndërkohë, ka pasur tentativë që vrasja e policit serb të politizohet nga Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë.