Ditëve të fundit, ka shumë raportime për braktisje të turistëve nga Kosova në plazhet shqiptare.
Sipas raportimeve, shkak për ikjen e pushuesve, janë liberalizimi i vizave dhe çmimet e larta, që po mbizotërojnë në Shqipëri.
Mirëpo, këtë e ka demantuar avokati i njohur Tomë Gashi, përcjell Bota sot.
Ai ka treguar se po pushon në Vlorë, ku sipas tij, çmimet për çadra dhe shezllone janë deri në 20 euro në maksimum.
Gashi ka akuzuar se po bëhet propagandë kundër Shqipërisë, porse siç ka thënë ai, çmimet në bregdetin shqiptar janë pak më lirë se në restorantet në Prishtinë.
Reagimi i tij i plotë në Facebook:
Nuk ka si Shqipëria
Pse bëni propagandë kundër Shqipërisë e posaçërisht kundër Jugut të Shqipërisë?
Çmimet në Vlorë super normale, çadrat me shezllone 5-10-20 max.
Këto çmime, normal nuk janë te Kep Merli me rrethinë.
Kafet, birrat dhe ushqimet, pak më lirë se në restorante të Prishtinës.
E kuptoj opozitën në Shqipëri që e kanë me inat të Edit, i cili po e zhvillon super mirë Shqipërinë, po ju të tjeret pse bëni propagandë me inate apo paguheni për këtë pa e ditur as vet ju!
Sa me ditë plazhet janë plot.
Përndryshe, në Shqipëri ka në çdo vend plazhe publike, që janë pa pagesë, ama çadrën e shezllonin e merrni me veti.