Ministria e Financave ka dhënë një tender në vlerë 65 mijë euro për furnizm me llaptopë e PC. Me këto para do të blihen 220 produkte.
Hekuran Murati që drejton Ministrinë e Financave dhe konsiderohet si “kuleta” e shtetit, ka vendosur që t’i mos kursejë para për furnizim me teknologji.
Për blerjen e disa llaptopëve e PC-ve do të shpenzohen hiç më pak se 65 mijë euro.
“Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative për nevojat e MFPT-së. Data e nënshkrimit të kontratës: 05.07.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 8. Emri zyrtar: Infosoft Systems. Vlera e përgjithshme e kontratës, 64,900.00 euro”.
Sipas dosjes së tenderit, me këto para do të blihen 220 kompjuterë dhe llaptopë.
“Brand name PC Model II, sipas specifikimit teknik, copë 100. Brand Name Monitor Model II, sipas specifikimit teknik, copë 100. Brand Name Laptop Model III, sipas specifikimit teknik, copë 20”. /Demokracia.com/