Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, ka reaguar në lidhje më dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.
Davenport tha se në emër të OSBE-së vlerësojnë punën e Ahmetxhekajt në udhëheqjen e RTK-së, ndërsa presin nga bordi që të bëjnë përzgjedhjen e pasardhësit me meritë.
“Në emër të OSBE-së, vlerësojmë punën e Shkumbin Ahmetxhkajt në udhëheqjen e tij si drejtor i RTK-së. Presim nga bordi i RTK-së, për të zgjedhur një pasardhës më meritë për të përfunduar reformat e tij dhe për të forcuar pavarësinë financiare dhe editoriale të transmetuesit publik”, ka shkruar ambasadori në “X”, shkruan IndeksOnline.
On behalf of @OSCEKosovo I pay tribute to @shkumbin_Ah for his leadership as DG of #RTK. We look to the Board of @RTKlivecom to select a successor on merit to complete his reforms & bolster the financial and editorial independence of the public broadcaster.
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) July 7, 2024