DASHI
Do të jeni gati për ta çuar marrëdhënien në një nivel tjetër në çdo kuptim. Bëni një bilanc të progresit që keni bërë së bashku me partnerin tuaj dhe planifikoni hapin tjetër. Është koha ideale për të nisur një fazë të re, e karakterizuar nga momente intimiteti dhe mirëkuptimi të madh, të cilat do të forcojnë më tej lidhjen. Për beqarët, Venusi në një pozicion të privilegjuar do të japë një ndjenjë ekuilibri dhe një kapacitet më të madh për dialog. Do të ndiheni gati të përballeni me zgjedhje të pjekura, duke marrë edhe përgjegjësi të reja. Do të keni mundësinë t’i vini në jetë idetë tuaja me besim, falë intuitës veçanërisht të mprehtë. Besojini instinkteve tuaja në të gjitha vendimet e rëndësishme që merrni. Në punë mirë është të diskutoni njëherë me shefat para se të ndërmerrni një hap sepse nesër ata mund t’iu kritikojnë. Buxheti do kalojë peripeci. Do keni një dëshirë të shfrenuar për të shpenzuar pa kufi dhe nuk do ndaleni asnjë çast.
DEMI
Sot do jeni edhe më kokëfortë dhe nuk do doni që askush t’iu kundërshtojë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur. Shume shpejt do vijnë edhe momentet që mezi po i prisni. Për beqarët, yjet do ju shtyjnë të mendoni thellë për dëshirat tuaja. Kjo periudhë mund të përfaqësojë një rritje të rëndësishme të brendshme, gjatë së cilës do të jetë thelbësore të dëgjoni zemrën. Duket se është dita e përsosur për t’u fokusuar në njohje të rëndësishme: përfitoni nga vëmendja juaj ndaj detajeve, një aftësi e natyrshme me të cilën jeni të talentuar. Në punë idetë do i keni të mira, por duhet të ndiqni disa hallka për t’i realizuar. Duhet patjetër t’ua tregoni edhe eprorëve sepse përndryshe ata nuk do iu japin të drejtën për të vazhduar. Sipas Horoskopit vip, në sektorin financiar do dini t’i organizoni shumë mirë gjërat dhe do vendosni stabilitet. Mos prisni të pasuroheni menjëherë.
BINJAKËT
Gjatë gjithë kësaj dite do ju duket sikur vetëm ju keni të drejtë dhe mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje xhelozia do arrijë kulmin. Marrëdhënia mund të kërkojë pak më shumë vëmendje dhe përkushtim nga të dy. Mundohuni të jeni të kuptueshëm dhe diplomatikë: një qasje e ekuilibruar do t’ju ndihmojë të ruani harmoninë dhe të zgjidhni çdo problem me partnerin. Nëse jeni beqarë, ngadalësoni ritmin e jetës dhe përkushtohuni për të mbajtur trupin në formë. Merrni gjithashtu një pushim për të reflektuar mbi qëllimet afatgjata: qetësia dhe reflektimi do të jenë aleatët tuaj më të çmuar për ta kthyer një ditë negative në një ditë pozitive. Në punë do jeni vërtet të ngarkuar dhe do lodheni shumë. Shumicën e kohës stresi do ju shoqërojë. Neptuni do sjellë gabime dhe pështjellim në planin financiar. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë shpenzime të mëdha.
GAFORRJA
Optimizmi dhe pozitivizmi do ju shoqërojë çdo moment sot dhe do tërhiqni simpatinë e të gjithëve. Edhe pse planetët nuk do jenë të vendosur shumë mirë në qiellin tuaj të dashurisë, ju do bëni çmos të ruani një klimë të qetë dhe të ngrohtë. Me partnerin do të përjetoni momente qetësie dhe mirëkuptimi që do të forcojnë cilësinë e lidhjes. Nuk do mungojnë momentet intensive dhe emocionuese: si një melodi e ëmbël që mbush ajrin, do të kaloni një ditë qetësie, kushtuar asaj që e bën çiftin të lumtur. Për beqarët, entuziazmi për emocione të reja dhe aventura emocionuese do jetë gjithmonë i pranishëm tek ju. Do të ndiheni të tërhequr nga një person shumë estetikisht i këndshëm: nëse janë trëndafila, me siguri do të lulëzojnë! Në punë do bëheni aleat me një koleg që ka shumë njohuri dhe do arrini më lart nga sa keni menduar. Merkuri do të influencoje tek financat. Ai do iu bëjë më inteligjentë dhe më të kujdesshëm me menaxhimin e tyre.
LUANI
Do jeni shumë të përgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju marrin si shembull. përgatituni për të dhënë edhe këshilla. Nëse keni një lidhje do i thoni “po” stabilitetit në jetën tuaj. Kjo ditë do të ndriçohet nga entuziazmi dhe pasioni, i cili do të rezonojë brenda jush si një daulle e fuqishme. Lëreni veten të rrëmbehet nga kjo valë energjie pozitive, pa lejuar asgjë t’ju pengojë, në mënyrë që të shijoni momente intensive romantike me të dashurin tuaj. Për beqarët, yjet do sjellin një frymë harmonie në marrëdhëniet shoqërore, duke krijuar një atmosferë ngrohtësie dhe gëzimi. Do të forconi lidhjet me miqtë dhe familjen duke i kushtuar kohë cilësore atyre që ju interesojnë. Në punë do përshtateni me çdo koleg që do ju kërkohet të bashkëpunoni dhe do dini si t’i zgjidhni edhe situatat e sikletshme me të cilat do ju duhet të përballeni. Për të mos pasur probleme financiare mos e hapni menjëherë portofolin dhe të shpenzoni, por tregohuni të matur. Vetëm kështu nuk do keni probleme.
VIRGJËRESHA
Horoskopi i ditës së nesërme, 8 korrik , ju fton të shprehni sa më mirë dëshirën tuaj për dashurinë. Falë pozicionit të favorshëm të Venusit, do të jeni veçanërisht të predispozuar për të jetuar një ditë plot pasion, me një partner thellësisht të dashuruar. edhe pse dita mund të jetë e favorshme, Veproni me delikatesë dhe pa vënë ne rrezik lidhjen që keni krijuar sepse përndryshe nuk i duhet ku mund t’iu çojë rrjedha. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione pa fund. Nuk do ketë dashuri me shikim të parë, por pëlqime do ketë me shumicë. Në punë do jeni tej mase të motivuar dhe do provoni edhe gjëra që më parë nuk keni guxuar. Ritmi do jetë i shpejtë dhe do ndiheni më mirë. Financiarisht do përballeni me një dite të vështirë. Gjithsesi Urani do iu ndihmojë ta koloni me lehtësi gjithçka.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite, pavarësisht si do ju rrjedhin gjërat ju nuk do ndaleni së bëri atë që dëshironi. Gjithmonë do dëgjoni zemrën më shumë se arsyen. Për ju që jeni në një lidhje do ketë disa konflikte të vogla, por që do rregullohen sa hap e mbyll sytë. Sipas Horoskopit vip, pasditja do shkojë disi më mirë. Nëse jeni Beqarë, do bëni një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj. ka ardhur koha të sqaroni dëshirat tuaja më urgjente: reflektoni me qetësi se çfarë doni vërtet nga jeta dhe më pas veproni me qetesi dhe bëni atë që ju thotë zemra. Në punë duhet të ruani përherë qetësinë dhe të veproni me takt. Në këtë mënyrë nuk do keni aspak probleme. Nëse kishit menduar për një projekt i cili kërkon goxha para do e realizoni, por shpenzime të tjera nuk duhet të bëni.
AKREPI
Sot do jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që të tjerët do thonë për ju dhe në disa momente do mërziteni tej mase. Për ju të dashuruarit, dita e parë e javës premton mirë, me mjaft yje në dispozicion për të mbështetur qetësinë. Në dashuri këshilla është të forconi besimin tek vetja dhe tek të tjerët. Ata që kanë pasur vështirësi me partnerin do të mund të gjejnë qetësi, për sa kohë që angazhohen vërtet: gjetja e mirëkuptimit sërish do të jetë e mundur, me pak përpjekje. Nëse jeni Beqarë, synimi juaj do të jetë ruajtja e mirëqenies personale. Ngarkoni veten me energji pozitive, ndoshta me një shëtitje në fshat ose duke dëgjuar muzikë të mirë: do të gjeni menjëherë harmoninë e brendshme. Dita premton të jetë më e mirë se ajo e mëparshme. Nëse vërtet besoni në gjetjen e shpirtit tuaj binjak, mund të arrini çdo qëllim me lehtësi më të madhe. Në punë keni nxjerrë mësime nga e kaluara dhe nuk do i përsëritni më ato. Me bashkëpunëtorët do keni një marrëdhënie edhe më të ngrohtë. Urani do të ndikojë tek financat dhe do vendosë një ekuilibër.
SHIGJETARI
Do jeni përgjithësisht me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe gjithmonë gati të mbështesni dhe të ngrini moralin e personave që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, dialogu nuk do reshtë kurrë dhe do ndani çdo mendim me partnerin. Fjalët e ëmbla dhe gjestet e ngrohta do shtohen. Nëse jeni Beqarë, gjërat kanë filluar të përmirësohen pas një periudhe jo shumë pozitive. Përgatituni për të joshur, por para së gjithash pyesni veten se çfarë kërkoni në të vërtetë tek një person. Mbani vëmendjen te përgjegjësitë tuaja dhe mos lejoni që të shpërqendroheni nga faktorë të jashtëm. Në punë ka mundësi t’iu bëhet një propozim për një projekt jashtë shtetit. Mirë është që gjithçka ta diskutoni në një darkë jashtë. Për financat mos u shqetësoni sepse Venusi do ua lehtësojë goxha gjërat.
BRICJAPI
Mundohuni të ruani sa më shumë gjakftohtësinë gjatë kësaj dite sepse mund të vendoseni edhe para sfidave të vështira. Nëse keni një lidhje Yjet do ju bëjnë më autoritarë ndaj partnerit. Gjithsesi ai nuk do e marrë për keq këtë dhe do aprovoje të gjitha vendimet që do merrni ju. Mos përfitoni nga situata për tu kthyer në një tiran. Nëse jeni Beqarë, gjallëria juaj do të jetë në kulmin e saj dhe do ndiheni në formë të shkëlqyer, duke nxitur një qasje pozitive ndaj ditës. Sot do të gjeni dikëë interesant, por gjithsesi mendohuni mirë para se të vendosni për një lidhje serioze. Në punë do bëni mirë të bashkëpunoni me kolegët dhe të ndani eksperiencat sepse keni për të arritur më lart. Bëni kujdes me financat të cilat do vijnë duke u pakësuar. Merrni masat e duhura sa pa qenë vonë.
UJORI
Saturni do iu japë idetë e duhura si të dilni nga problemet ku jeni futur. Do zgjidhni me të vërtetë shumë telashe. Nëse keni një lidhje, dëshirat tuaja më të zjarrta edhe mund të realizohen duke parë pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkëdhelë më tepër se kohët e fundit. Nëse jeni Beqarë, Venusi nuk do jetë në anën tuaj, duke kërcënuar ekuilibrin tuaj emocional: shmangni përfshirjen në situata të paqarta për të cilat mund të pendoheni. Mos nxitoni për të marrë vendime impulsive apo zgjedhje të rrezikshme. Pasojat mund të jenë katastrofike. Në punë shumicën e kohës do hezitoni të hidhni hapa edhe pse e dini se keni të drejtë dhe mund të realizoni çdo gjë si duhet. Me buxhetin gjërat nuk do ecin shumë mirë. Kjo do iu bëje të tregoheni edhe më të matur me shpenzimet.
PESHQIT
Horoskopi për të hënën e 8 korrikut premton një periudhë të jashtëzakonshme, si për dashurinë ashtu edhe për punën. Yjet do ju sjellin kuriozitet dhe dëshirë për arratisje. Kreativiteti juaj do jetë shumë i zhvilluar sot falë Marsit dhe Venusit. Do mundoheni gjithmonë të bëni më të mirën. Dielli do ua bëjë ditën më të lehtë dhe më të bukur ju të dashuruarve. Jeta në çift do jetë edhe më harmonike dhe më e ngrohtë. Ju beqaret duhet të përgatiteni për një takim shumë të rëndësishëm. Kujdesuni pak më shumë për pamjen që ta tërhiqni edhe më tepër atë që do keni afër sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Në punë fati do ji buzëqeshë. Do e keni më të lehtë të arrini objektivat dhe do lidhni kontakte të reja që do ju ndihmojnë edhe më vonë. Xhepat do ju boshatisen pasi do shpenzoni pa limit dhe pa menduar për të nesërmen.