Ekipi i Afrikës së Jugut në rugby, kampioni aktual botëror, mundi me rezultatin 27-20 ekipin e Irlandës, të shtunën në Pretoria, në ndeshjen e parë nga dy ndeshjet test mes kombëtareve të të dy vendeve.
Fati i kësaj ndeshjeje, ku secili ekip shënoi nga tre ese, u vendos në çerekun e fundit të lojës, falë një eseje penaliteti të fituar nga Springboks një minutë para fundit (79).
Falë kësaj fitoreje të re, trajneri i Afrikës së Jugut, Rassie Erasmus, arriti të mundë të gjitha ekipet në Top 10 botëror, thekson AFP.
Ndeshja e dytë test mes Afrikës së Jugut dhe Irlandës do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Durban.
Rezultatet e regjistruara të shtunën në ndeshjet ndërkombëtare të rugby-it:
Argjentina – Franca 13-28
Zelanda e Re – Anglia 16-15
Australia – Uellsi 25-16
Kanada – Skocia 12-73
Afrika e Jugut – Irlanda 27-20