Hamasi ka pranuar një propozim të SHBA-së për të filluar bisedimet për lirimin e pengjeve izraelite, duke përfshirë ushtarë dhe burra, 16 ditë pas fazës së parë të një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës në Gaza, tha të shtunën një burim i lartë në grupin islamik për Reuters.
Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesat që Izraeli së pari të angazhohet për një armëpushim të përhershëm përpara nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të lejojë që kjo të arrihet përmes negociatave gjatë fazës së parë gjashtë-javore, tha burimi për Reuters, në kushte anonimiteti diskutimet janë private.
Një zyrtar palestinez i afërt me përpjekjet e paqes të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht tha se propozimi mund të çojë në një marrëveshje kornizë nëse miratohet nga Izraeli dhe t’i japë fund luftës nëntë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Një burim nga ekipi negociator i Izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se tani ka një shans real për të arritur një marrëveshje. Një vlerësim i tillë vjen në kontrast të fortë me situatat e mëparshme në luftën nëntëmujore në Gaza, kur Izraeli shpalli të papranueshme kushtet e formuluara nga Hamasi.