Nivel relativisht i ulët i cilësisë së debatit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në këtë mandat. Në shkallën nga 1 – më e ulëta në 10 – më e larta, nota mesatare për cilësinë e debatit në Kuvend në gjysmën e parë të vitit 2023, është 5,6. Në 42% të diskutimeve, pjesëmarrësit nuk kishin argumente, ndërsa në 49% të diskutimeve të analizuara kishin argumentim të dobët, përkatësisht folësit ofruan arsyetim të pozicioneve të tyre, që nuk është i mjaftueshëm për tu konsideruar si një argument i plotë, thuhet në raportin e IDSC-së , transmeton Portalb.mk.
47% karakterizohet nga argumente të dobëta. 10% të diskutimeve të opozitës, u identifikua një argument. Krahasuar me periudhën e fundit, janar-qershor 2023, kur 53% e fjalimeve nuk ishin të arsyetuara dhe te opozita është vërejtur një rritje e diskutimit të argumentuar.
Nëse të dhënat analizohen sipas përkatësisë politike të deputetëve, 55% e diskutimit të bërë nga deputetët e pushtetit është argumentuar dobët, ndërsa në 37% nuk është identifikuar asnjë arsyetim në lidhje me temën e diskutimit në seancë.
Krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit (janar – qershor 2023), kur vetëm 5% e diskutimeve regjistruan adresimin adekuat të argumenteve, mund të përfundohet një rritje e caktuar në këtë fushë.
Burimi i grafikut: IDSCS
Në listën e dhjetë deputetëve më aktivë bëjnë pjesë nëntë deputetë të opozitës dhe një deputet i pushtetit, por asnjë deputet shqiptar, as nga pushteti e as nga opozita.
Tre deputetët që qëndruan në foltoren e parlamentit më së gjati dhe më shumti herë kërkuan fjalë janë Bojan Stojanoski i cili foli 542 minuta, ndërsa për fjalë është paraqitur 92 herë, Zdravko Trajanov ka folur 256 minuta dhe për fjalë është paraqitur 42 herë dhe Lidija Petkoska e cila ka folur 232 minuta dhe për fjalë është paraqitur 44 herë. Ndër dhjetë deputetët që qëndruan më gjatë në foltoren parlamentare, në këtë periudhë monitorimi janë katër deputetë, Lidija Petkoska, Zhaklina Llazarevska, Beti Stamenkoska Trajkoska dhe Jadranka Pockova.
Deputetët më aktiv në Kuvend. Burimi i grafikut: IDSCS
Sipas llojit të diskutimeve të monitoruara në këtë periudhë, shumica e tyre janë fjalime (43%), ndërsa 30% e diskutimeve janë replika dhe 26% kundër replika dhe 1% vërejtje procedurale. Nëse shikojmë grafikun 3.1, mund të shihet se pjesa më e madhe e diskutimit, përfshirë replikat dhe kundërreplikat, u përkasin deputetëve të opozitës, gjë që tregon një nivel relativisht të ulët të ndërveprimit midis deputetëve nga pushteti dhe opozita. Krahasuar me periudhat e mëparshme të monitorimit, mund të vërehet se nuk ka ndryshime të rëndësishme për sa i përket llojit të diskutimit.
Në lidhje me atë se si deputetët i përgjigjen argumenteve të bëra nga folës të tjerë, monitorimi vëren se vetëm në 11% të fjalimeve të tyre, deputetët i kanë adresuar në mënyrë përkatëse argumentet, përkatësisht deputeti / deputetja drejtpërdrejtë i është përgjigjur argumenteve të cilat paraprakisht i ka adresuar pjesëmarrës tjetër në diskutim. Për më tepër, në 30% të diskutimit, deputetët pjesërisht iu përgjigjën argumenteve të adresuara ndërsa pjesërisht i shtrembëruan ose i injoruan ato. Në 9% të rasteve argumentet nuk u injoruan, por u shtrembëruan, ndërsa në 6% argumentet e deputetëve të tjerë u injoruan plotësisht.
Në 3% të rasteve, nuk ishin adresuar argumente ose pyetje nga deputetë të tjerë, që sugjeron në përgjithësi nivel të ulët të diskutimit. Krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit (janar – qershor 2023), kur vetëm 5% e diskutimeve regjistruan adresimin adekuat të argumenteve, mund të përfundohet një rritje e caktuar në këtë fushë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, pati një rritje të përqindjes së fjalimeve në të cilat asnjë argument apo pyetje nuk u adresua nga një folës tjetër, nga 37% në periudhën janar-qershor 2023 në 43% në periudhën korrik-dhjetor 2023.
Burimi i grafikut: IDSCS
Nga aktet e monitoruara, 80% u zbatuan në procedurë normale, 4% me procedurë të shkurtuar, ndërsa 16% e akteve të monitoruara në Kuvend u shqyrtuan me flamur Evropian.
Nga korriku deri në dhjetor 2023 është monitoruar shqyrtimi i 10 raporteve nga trupat e pavarura dhe rregullatore të dorëzuara në Kuvend. Për gjashtë raporte nuk u diskutua në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve gjatë kësaj periudhe raportuese. Për një raport, diskutimi ishte dukshëm i shkurtër dhe konsistonte në tre diskutues. Për tre raportet e tjera nga organet e pavarura dhe rregullatore, deputetët zhvilluan një diskutim në komision dhe seanca plenare dhe ato iu nënshtruan një niveli të caktuar kontrolli.
Raporti konfirmon edhe vëmendjen vazhdimisht të ulët të deputetëve për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, gjatë të gjitha periudhave të monitorimit. Është vërejtur se deputetët në pothuajse 80% të diskutimeve të tyre, nuk flasin në lidhje me të drejtat e grupeve të margjinalizuara, përveç nëse diskutohet specifikisht për ligj ose temë të caktuar në rendin e ditës në lidhje me të drejtat e tyre. Megjithëse deputetët në përgjithësi rrallë u drejtohen të drejtave të grupeve të margjinalizuara dhe komuniteteve, deputetet në masë të madhe u referohen këtyre komuniteteve për dallim nga kolegët e tyre deputetë.
Rekomandohet:
- Rritja e informimit dhe njohurive mbi temat që janë lëndë e diskutimit, si dhe përmirësim i aftësive debatuese dhe oratorike të deputetëve mund të kontribuojnë ndjeshëm për debat më të mirë në Kuvend.
- Kuvendi duhet të zbatojë në mënyrë aktive procesin e Vlerësimit të Ndikimit të Rregullativës (VNR), përmes së cilit do të rritet ndjeshëm cilësia dhe argumentimi i diskutimeve.
- Deputetët duhet të përdorin me kujdes dhe në mënyrë minimale procedurën e shkurtuar dhe procedurën për rishikimin e propozim – ligjeve me flamurin Evropian.
- Është thelbësore që deputetët të mbindërtohen me profesionalizëm dhe të kuptojnë për ndikimin e ligjeve mbi jetën e grupeve të ndryshme qytetarësh.
- Së fundi, është e nevojshme të ketë kalendar të seancave sipas shembullit të parlamenteve të vendeve të Evropës Perëndimore. Kalendari i seancave do të sigurojë parashikueshmëri të punës së Kuvendit si dhe më shumë kohë për deputetët, për përgatitje për pikat e rendit të ditës.