Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi që të rikthehet gardhit në oborrin e godinës së qeverisë, shkruan TV21. Gardhi ishte larguar me vendim të qeverisë në krye me Zoran Zaevin, në shkurt të vitit 2019.
“Duke pasur parasysh se deri më tani ndërtesa e Qeverisë është e rrethuar me një gardh jofunksional dhe joadekuat në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ngarkoi Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët që të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës së Qeverisë që ishte vendosur një herë. Në të njëjtën kohë, drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, informoi se rrethoja është mbajtur në mënyrë jo të duhur nën ndikime të jashtme në objektin e kazermës Ilinden, për çka do të bëjnë vlerësim shtesë”, thuhet mes tjerash në vendimin e sotëm të Qeverisë