“Humbje e madhe për Shqipërinë”, Duka thekson se Kadare prezantoi vendin anembanë botës
by mona22222
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, gjeniut të letërsisë shqiptare, është përjetuar me trishtim edhe në botën e futbollit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka shprehu ngushëllimet familjes së Kaderesë:
Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë! E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.
Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij. U prehsh në paqe Ismail Kadare!
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com