Ish-polici i Kosovës, Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, Vlajiq është arrestuar si i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës.
Deri tek kapja e tij ka ardhur pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjence (AKI).
Ky mekanizëm i sigurisë më pas në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet.
Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar për 48 orë.
Vlajiq, i arrestuar sot për spiunazh, është emër i njohur për autoritetet e sigurisë pasi ka aktakuzë të ngritur nga Specialja edhe për një sulm në veri. Ai, bashkë me Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq, kishin kryer sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.
Sipas aktakuzës, ata kishin hedhur granata dore dhe shok bomba.