Përgatitja
Në një tenxhere vendosim të ziejnë patatet me karrotat me pak ujë, pasi janë perime që duan më shumë kohë të zbuten. Pas 20 minutash shtojmë lulelakër dhe brokoli të pastruar, të ndarë. I hedhim pak vaj ulliri dhe i lëmë të zbuten të gjitha perimet bashkë. Ndërkohë përgatisim pak beshamel në mënyrë që të jetë gati. 1 lugë miell e skuqim me gjalp dhe më pas i shtojmë qumështin duke e përzier vazhdimisht. Pasi kemi përgatitur dhe beshamelin pastrojmë 3 thelpinj hudhër. Marrin një tepsi dhe perimet e ziera i hedhim në tepsi, duke marrë vetëm pak lëng. Pasi i shtrojmë me kujdes perimet, hedhim dhe hudhrat në tepsi dhe sipër i hedhim shtresën e beshamelit dhe e vendosim në furrë. Pasi i lëmë në furrë për 20 minuta, mund t’i shtojmë një ose dy vezë në fund, sipas dëshirës.
Përbërësit:
-Patate, Karrota, Lulelakër, Brokoli
-Hudhra
-Vezë: 1 kokërr
Për beshamelin
-Qumësht
-Miell
-Kripë