Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka vlerësuar se nëse do të zbatohej plani franko-gjerman, do të kishte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shkruar se edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq u pajtuan për këtë plan, të dy refuzuan ta nënshkruajnë atë.
“Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm.
Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit.
Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej”, ka shkruar më tutje eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir.