Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj të dielën do ta vizitojë Deçanin, ku dhe do të shpallet “Qytetar Nderi”.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.
Në njoftimin për vizitën e Begajt në Deçan, bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite Begaj do të bëjë homazhe në Memorialin e dëshmorëve në Deçan në ora 11:00.
Ndërsa në ora 12:00 Presidenti Begaj do të shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Njoftimi i plotë:
Këtë të diele, dt. 23 Qershor, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SHTZ. Bajram Begaj viziton Deçanin.
Ne ora 11:00 Presidenti Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Ndërsa në ora 12:00 Presidenti Begaj do të shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Ju ftoj të jeni pjesë e pritjes, nderimit dhe respektit për Presidentin Begaj!