“… dhe propozimi ynë i fundit është që Kosova të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të fillojë zbatimin e obligimit për njohjen dokumenteve, institucioneve dhe simboleve të Kosovës”.
Kjo është një pjesë nga një intervistë më e gjatë e emisarit evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili në momentet e fundit është njoftuar se do të vazhdojë edhe për pak kohë të kryejë detyrën e ndërmjetësuesit, shkruan Demokracia.com.
Deklarata e Lajçak tregon qartë se kjo është maksimalja që Kosova mund të arrijë nga dialogu, domethënë: njohjen e simboleve nga Serbia.
“Veç me mujtë me rujtë marrëveshjen e Hashim Thaçit” | Glauk Konjufca, njeriu që na paralajmëroi se Albin Kurti po e çon Kosovën drejt marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë
Njëkohësisht, ky është rezultati katastrofal i kryenegociatorit të Kosovës, Albin Kurti, si kryeministër dhe bartës kryesor i këtij procesi, i reduktuar në njohje të simboleve.
Kurti ka arritur dy Marrëvedhje të Mëdha me Serbinë, të cilat definojnë të ardhmen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksin e zbatimit të saj [Ohër, 18 mars 2023], por në asnjërën prej tyre nuk bëhet fjalë për njohjen e ndërsjelltë shtetërore.
Nga këto dy Marrëveshje të Mëdha është hequr njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rezultat i mundshëm dhe përfundimtar i dialogut të zhvilluar në Bruksel dhe si një kërkesë e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare.
Kurti ka reduktuar në maksimum synimet dhe kërkesat e Kosovës dhe sipas deklaratës së fundit të emisarit Lajçak, Kosova duhet të themelojë Zajednicën apo Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të “njohjes së dokumenteve, institucioneve dhe simboleve të Kosovës”.
Dështimi i madh i Kurtit në dialog | Serbia siguron rrugën për anëtarësim në BE pa u kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës
Në Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] kryeministri Kurti ka pranuar që për herë të parë të hyjë si një nen i veçantë një term i papërmendur më parë në dialogun me Serbinë – “Vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë” dhe “zyrtarizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.