Alternativa tërheq Safije Sadiki Shahinin nga Ministria për Marrëdhënie mes Komuniteteve
by mona22222
Partia Alternativa – pjesë e koalicionit VLEN ka tërhequr pas Safije Sadiki Shahinin nga Ministria për Marrdhënie mes Komuniteteve.
Ajo do të zhvendoset si zëvendësministre në Ministrinë për Sport.
Lajmin e ka konfirmuar për TV21, Orhan Murtezani.
“Safije Sadiki Shaini nuk do të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Bashkësive Etnike, por në Ministrinë e Sportit”.
Ky vendim i Alternativës vjen pasi dje edhe zyrtarisht mandatari Hristijan Mickoski dorëzoi në Kuvend emrat për ministra, mes të cilëve është edhe Ivan Stoillkoviq, i cili propozohet ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive. Në këtë ministri ishte propozuar të ishte zëvendësministre Sadiki Shahini.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com