Komuna e Shtimes ka dhënë një tender në vlerë 3 mijë e 200 euro për larje të veturave. Sipas tenderit, veturat do të pastrohen brenda e jashtë, me pastrim kimik përbrenda.
Vetura që përdoret nga Qemajl Aliu, i vetëquajturi “çlirimtar” i Shtimes, do të jetë e pastër çdo herë.
Përveç kësaj, edhe veturat e tjera të këtij institucioni do të dalin në rrugë të pastra.
Kontrata mes kompanisë fituese dhe komunës është nënshkruar sot.
Këtë tender, siç ka mësuar Demokracia.com, e ka fituar kushëriri i kryesuesit të Kuvendit Adnan Ademaj , Nehat H. Ademaj.
“Larja e veturave për institucionet e Komunës së Shtimes. Data e dhënies së kontratës 18.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 19.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata, Nehat H. Ademaj B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës, 3,208.00 euro”.
Komuna ka treguar se me këto para, veturat do të pastrohen në disa mënyra e po ashtu do u bëhet edhe rregullimi i gomave sipas nevojës.
“Lamja e Veturave brenda dhe jashtë. Lamja e Veturave jashtë. Pastrimi Kimik për brenda. Antifriz G12. Montimi i Gomave. Ballancimi i Gomave. Lepitja e Gomave. Shampon për gjama -25 “C.AD Blue 10 l”.
Përmes këtij tenderi, Komuna e Shtimes ka zbuluar edhe llojin e veturave që posedojnë. Kjo komunë ka edhe një veturë “Land Rover”.
“Automjetet: Pasat CC 2.0, Golf V 1.9, Toyota – Prado 3.0, Toyota Runner 3.0, Fw T6- 2.0 TDI, Fw 1.9 T5 TDI, Fwlt 2.5D, Shkoda Yeti 2.0, Land Rover 2.0, Golf IV, Kamion IVECO Sulmues, Kamion IVECO për zjarre malore 4×4, Vetura TOYOTA Runer 4X4 3.0, Opel Movano, Peugeot Partner 1.5”. /Demokracia.com/