Duke u nisur nga emrat e propozuar për ministra dhe zv. Kryeministra nga ana e Mickoskit, analisti politik, Arsim Zekolli përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që në mënyrë direkte mbështeti VLEN-in në RMV është në koalicion të hapur me putinistin e përbetuar Stoilkoviҫ.
Sipas Zekollit, Albin Kurti ka shum per t’ju spjeguar dhe sqaruar Shqiptareve ne pergjithesi per lojen e tij dhe te VV ne Maqedoni.
“Albin Kurti ka shum per t’ju spjeguar dhe sqaruar Shqiptareve ne pergjithesi per lojen e tij dhe te VV ne Maqedoni. Nje gje qe tani ja them: mos te shkon mendja me fillu me “une kam menduar, une kam deshiruar …” dhe me u nxjerr me pallavra tipit “jemi ne shumice, nuk jemi ne koalicion” me dy Putinistert e hapur ne Qeverine VMRO-VLEN. Sdq, valla na ke ndihmu …”, ka shkruar Zekolli.