©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Kosova sot shënon 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Janë bërë 25 vjet prej kur në Kosovë ishin vendosur 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Për nder të Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.
Në Kuvend do të mbahet seancë solemne, në shesh do të parakalojnë trupa të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, si dhe do të bëhen një varg homazhesh.
Ky përvjetor e gjen Kosovën me miqtë pranë, teksa përgjatë manifestimeve ditore do të marrë pjesë presidenti shqiptar, Bajram Begaj, bashkë me shumë ambasadorë të shteteve ndërkombëtare.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com