Militantë të dyshuar në provincën e kontrolluar të Kashmirit të Indisë, Jamu, qëlluan në drejtim të një autobusi që transportonte pelegrinët hindu të dielën duke lënë të paktën nëntë të vdekur pasi automjeti ra në një grykë të thellë, bënë të ditur zyrtarët.
Autobusi po transportonte pelegrinët në kampin bazë të tempullit të famshëm hindu Mata Vaishno Devi kur u sulmua në distriktin Reasi të rajonit, ka deklaruar zyrtari i lartë administrativ, Vishesh Mahajan, raporton AP.
Një oficer policie ka thënë se disa nga viktimat kishin plagë me armë zjarri dhe fajësoi për sulmin militantët myslimanë që po luftojnë kundër sundimit indian në Kashmir. Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, i cili la të plagosur gjithashtu 33 të tjerë.
Grupet rebele atje kanë luftuar që nga viti 1989 për pavarësinë e Kashmirit ose bashkimin me Pakistanin fqinj.