©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Pas zbarkimit në Dyseldorf Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar menjëherë drejt Kaiseraut në Kamen, kampit bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024.
Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë vendosur të lënë pushim këtë dielë lojtarët dhe nuk do të ketë senacë stërvitore.
Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se do të jetë mesfushori Ylber Ramadani, i cili do të jetë në konferencën për media këtë të dielë, që do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në sallën e konferencave në Kaiserau Sportecenter.
Të hënën skuadra do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jeë si zakonisht të hapura për mediat 15 minutat e para.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com