Më 6 qershor 2024, gjykatësi Nicolas Guillou i dorëzoi Kryetares dorëheqjen si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Dorëheqja e gjykatësit Giju vjen pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe marrjes së detyrave atje.
Presidentja Trendafilova e përgëzoi gjykatësin Guillou për zgjedhjen dhe i shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DHSK-së me, ndër të tjera, punën e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm.
Kujtojmë se Gjykata Speciale, të premten (12.04.2024), ka publikuar vendimin e plotë për refuzimin e kërkesës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përjashtimin ose zëvëndësimin e gjyqtarit të vetëm gjykues, Nicolas Guillou.